Këngëtari shqiptar Brigen Lito, i njohur ndryshe si Gena ka ironizuar këngëtarët e rinj duke u shprehur se ata blejnë kikimet e këngëve të tyre në Youtube dhe se u ka humbur origjinaliteti. Në një intervistë në “Pardon My French”, ai tha se shumë herë është habitur kur ka parë që disa këngëtarë shqiptarë që nuk i njeh askush kanë më shumë klikime se ylli kolumbian, Maluma.

 “Klikimet i kam shumë reale sepse është bërë dhe trend t’i blenë. Unë nuk kam ndërhyrë në klikimet e mia sepse unë nuk dua të gënjej veten. Unë çuditem me si disa artistë kanë klikime për një ditë më shumë se Maluma,”- tha këngëtari.

I pyetur nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”, Gena tha se duhet të marrë leje nga e shoqja.

“Nuk e di, po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk,”- tha ai.

Ai tregoi më tej se me partneren e tij jeton prej 14 vitesh që nga koha kur Lori kishte shkuar në Greqi për të marrë një vizë.

“Me Lorin jemi njohur në një nga ‘club-et’ e asaj kohe. Kishte ardhur për të marrë një vizë për në Greqi. Edhe shyqyr që më gjeti mua që e mori vizën. Llotaria e saj isha unë. Mos gaboj kemi 14 vjet bashkë. Për dasmën Lori e di tani,”- tha Gena.