Dojna Mema ka marrë vëmendjen e të giithëve me një postim të bërë së fundmi në Instastory. Ajo është shprehur e nxehur me konceptin e “të bukurës” në ditët e sotme.

Moderatorja ka marrë shembull disa nga ikonat e bukurisë ndër vite, duke thënë se në ditët e sotme bukuria nuk duhet të karakterizohet nga hunga e vogël, buzët e fryra dhe format perfekte fizike.

“Bukuria vjen në të gjitha format dhe ngjyrat. Janë të gjitha copëzat tona që na bëjnë autentik, të veçantë e shumë herë më të bukur se sa standartet e pavërteta të estetikës që ofrohen sot. Të gjitha gratë që solla i përkasin periudhave të ndryshme e janë po njësoj sot Ikona të së bukurës, jo për hundën pipiruqe, as buzët e fryra e aq më pak format fizike. Energjia, karakteri dhe sharmi që buron së brendshmi kornizon dhe një fytyrë apo trup jo perfekt që e bën kështu t’i rezistojë kohës e të gjitha tendencave që ikin e vijnë”, ka shkruar Dojna.