
Arjola Demiri poston shpesh për ndjekësit e saj në “Instagram” nga përditshmëria e saj. Së fundmi, përmes një pyetësori ajo ka kërkuar “ndihmë” nga ndjekësit e saj.
“Çfarë thonë kur ke nur?”. Dhe tri arsyet kanë qenë befasuese, “ke rënë në dashuri”, je shtatzënë”, “do të vdesësh”.
Arjola ka zbuluar se asnjëra prej këtyre nuk i ka ndodhur. Ajo shprehet se ka shoqe shtatzënë por nuri i ka rënë asaj.