Nuk ka marrëdhënie perfekte që duket sikur kanë dalë nga ndonjë libër përrallash apo produksion i Disney-t, të gjitha historitë e dashurisë kanë ulje-ngritjet e tyre. Por sa të gatshëm jeni t’u jepni një mundësi të dytë atyre që u kanë thyer zemrën? Gjashtë shenjat e mëposhtme jo vetëm që nuk e bëjnë, por as e çojnë në mend një gjë të tillë.
Demi: Në qoftë se mendoni se një Dem është aq zemërgjerë me ish-in, siç është zakonisht me miqtë dhe familjarët, bëni mirë të ndryshoni qëndrim para se t’ju fshijë edhe juve nga lista. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë të vendosur dhe nuk bëjnë kurrë kompromise të ulëta, me vlerat dhe parimet që i konsiderojnë të shenjta. Nëse u thyeni besimin do t’ju nxjerrin nga jeta e tyre pa u menduar dy herë.
Binjakët: Binjakët njihen si një nga shenjat më dy dyzuara të horoskopit, që ndërrojnë mendje si Haxhi Pishmani, por jo kur bëhet fjalë për ish-partnerin/ish-partneren. Janë kokëfortë të lindur që s’janë kurrë një shans të dytë dhe as ulen për të gjetur një rrugë të mesme. Kështu që bye, bye ish!
Luani: Luani nuk do të kthehej kurrë me ish-in për dy arsye shumë të thjeshta: 1.askush nuk mund t’i lëndojë krenarinë mbretit të zodiakut dhe 2.është i,e bindur që do të gjejë dikë tjetër më të mirë. Nuk do ta pranonte kurrë të ishte zgjedhja e dytë për një ish që e ka bërë të vuajë. Kështu që mos u lodhni as me të, nuk do të kthehet dhe pikë.