Është zbardhur vendimi i GJKKO për emrat e të arrestuarve për Inceneratorët.
Në listë janë administratorë dhe ish-drejtues të këtyre kompanive që sot janë edhe zyrtarë të shtetit. Për shtatë persona është lëshuar urdhri i arrestit me burg.
Mes tyre janë edhe Lefter Koka tashmë pas hekurave, por që duhet të përballet edhe me akuza të reja dhe Klodian Zoto në kërkim.
Personat për të cilët SPAK lëshoi urdhër arrestet;
Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëni e inceneratorit. Aktualisht drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit.
Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier.
Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurimeve, sot drejtori i Albpetrol
Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”
Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit. I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Arrest shtëpie
Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit.
Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit për dhënien e koncesionit.