Edhe pse ka kaluar një ditë, ende nuk është gjetur 10-vjeçari S.L i cili ra në lumin Fan në Shtrungaj të Mirditës.

Kërkimet kanë po vijojnë edhe sot, por rrjedha e fortë e lumit e bën shumë të vështirë punën për gjetjen e 10-vjeçarit.

Në zonë përveç polumbarëve dhe policisë, kërkime po bëjnë edhe banorët e zonës.

Familjarët tregojnë para kamerave se 10-vjeçari po luante me top pranë lumit. Në një moment topi kishte rënë në lumë dhe në përpjekje për ta nxjerrë, kishte rrëshqitur brenda rrjedhës.

Daja i fëmijës shprehet se policia ka ardhur shumë vonë edhe pse u lajmëruan menjëherë pas ngjarjes.

“E kam djalë motre. Më thanë se ishte duke luajtur top, topi kishte rënë në ujë dhe kishte dashur ta marrë. Ka shkuar i vëllai ta shpëtonte. Shyqyr që shpëtoi njëri.

Shtetin e kanë lajmëruar por ka ardhur shumë vonë. U vonua 3 orë.

Të paktën të gjejmë trupin. Këtu na thonë se ka pasur fëmijë që janë zhdukur. Ta gjejnë prej hallit që na ka ra prej motrës. Është shumë ujë dhe i rrëmbyeshëm. Ishalla po e gjejnë.” tha për Abc News daja i fëmijës.

Ndërkohë një tjetër familjarë duke treguar për ngjarjen, tregon se vëllai i madh i 10-vjeçarit, ka tentuar që ta shpëtojë. Ai e ka kapur fillimisht por rrjedha e fortë e lumit e ka marrë me vete 10-vjeçarin, duke i lënë në dorë vetëm xhupin të vëllait.

“Është stërnipi. Nga ora 4 na erdhi lajmi që ka rënë në lum. Na morën në telefon dhe na thanë se ka vdekur djali i dytë. 10-vjeç. Kanë qenë duke luajtur top. Ka ik topi dhe rra në lum. Ka shkuar me marrë topin. Vëllai i madh ka tentuar ta kapë për xhupi. Lumi është me thellësi. Xhiboksi i ngeli në dorë.

Ai ka marrë të atin në telefon, por lumi e kishte marrë poshtë. Nuk e di më gjatë. Ai që mbrëmë akoma nuk është gjetur.” tha familjari.