Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdheu ka rënë në sy që në momentin e parë që u bë pjesë e programit për shkak të pamjes së tij.

Flokët e gjatë dhe tiparet zeshkane e bënë Atdheun të preferuarin e vajzave brenda dhe jashtë programit.

Së fundmi ai ka vendosur të ndryshojë look. Prerja e flokëve e ka transformuar në njeri tjetër. Kur e pamë për herë të parë na u deshën pak sekonda të kuptonim që është Atdheu.

Ish-konkurrenti i Përputhen u bë pjesë e mediave rozë pas hyrjes së tij në Big Brother Vip për të sqaruar miqësinë me Arjolën dhe raportet me Antonelën, duke qenë se vajzat e bënë pjesë të një debati ku ai sigurisht nuk ishte prezent.