Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Andi Artani dhe Atdhe Xharavina nuk flasin me njëri-tjetrin edhe pse dikur kanë qenë shumë miq. Raporti mes tyre u diskutua edhe në shtëpinë e BB.
Atdheu la të kuptohet se kjo krisje e miqësisë mes tyre vjen shkaku i konkurrentes së Përputhen, Sara Malajt, e cila ka qenë ish-e dashura e Atdheut, me të cilin Andi është takuar një ditë pas ndarjes.
“Andin e kam pasur shumë shok, i kam thënë vëlla. Arsyeja pse i kemi prishur marrëdhëniet ka qenë për shkak të një personi që mua më ka pas pëlqyer shumë dhe më ka dhembur nga ana e Andit që është takuar me atë të nesërmen. Kur më ka thënë Andi a ka mundësi t’i shmangem dikujt, unë e kam shmangur”, tha Atdheu.