Ditë e sotme një mjet tip “Porsche” ndjek nga pas një automjet tip “BMW” dhe tenton t’i zërë rrugën poshtë rrethit të Selitës që të çon te pallati me shigjeta.
Për t’u shmangur ndjekjes së “Porche”, “BMW” është përplasur me një mjet tjetër “Benz” që ndodhej para.
Por më pas ka tentuar të largohet pasi edhe “Porsche” i ka prerë rrugën, në momentin që “BMW” tenton të largohet ka goditur edhe një motor.
Dy automjet “Porsche” dhe “BMW” janë larguar, por më pas janë ndaluar nga policia rrugore. Burime për VoxNews nga dëshmitarë në ngjarje, se u duk sikur po behej një atenta por dështoi.
Në vendngjarje kanë arritur ambulanca dhe po merret me mjekimin e motorristit. Ende nuk dihet se çfarë ka ndohur nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë.