
Publikohen pamjet nga atentati ndaj një çifti shqiptarësh në Athinë.
Sipas medieve greke, persona të paidentifikuar iu afruan çiftit të shqiptarëve që ndodheshin brenda makinës dhe i qëlluan me breshëri armësh nga motori.
Ngjaja e rëndë ka nodhur në rrugën Mesolongji të Athinës rreth orës 21:30. Sipas policisë greke, burri 32-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është dërguar me urgjencë në spital.
Autoritetet thonë se kanë nisur kërkimet për identifikimin e autorëve, dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes, të panjohura deri më tani.