
Aulona Musta njihet si një nga personazhet më pa komplekse të shoë biz-it. Së fundmi e ftuar në “E diell” moderatorja bëri një lojë me bashkëshortin e saj.
Ajo telefonoi Tomin për t’i thënë se donte të zmadhonte gjoksin në masën që ai donte dhe reagimi i tij na la pa fjalë.
“Se di ti që unë e kam fiksim një më të madh, një më të vogël,” – u përgjigj ai.
Studioja shpërtheu në të qeshura. Aulona tregoi se bashkëshorti i saj është shumë mendjehapur dhe të tilla reagime i vijnë pikërisht prej mentalitetit që ka.
“Po e them këtu për herë të parë! Tomi është i huaj, ka një origjinë gjysmë gjermane, gjysmë meksinane, gjysmë portorikan, një çerek e ka nga një ishull në Amerikë, dhe prandaj nuk i bëjnë përshtypje këto gjëra sepse e ka te trashëguar”, u shpreh moderatorja.