Autobusi i Nadir Çausholli t hedh ne Lanë dhjetëra udhëtarë, afera korruptive që po na merr më qafë
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur sot në Tiranë. Urbani i linjës së Unazës është përplasur me një mjet dhe të dy kanë përfunduar në lumin Lana.
Kjo ngjarje ka tmerruar udhëtarët, ku disa prej tyre kanë përfunduar në spital.
“Në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)” thuhet në njoftimin e policisë.
Siç e shikoni, kompania “Green Line” e të dënuarit për mashtrim me recetat Nadir Çausholli po merr më qafë qytetarët që përdorin transportin publik, me autobusët që ecin si të çmendur rrugëve të ngarkuara të Tiranës.
Kujtojmë se sëfundmi Çausholli i dënuar me burg për mashtrimin e popullit me çmimet e ilaçeve që i shiste 12-fish më shumë se çmimi i blerjes, ka marrë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj licencën e shërbimin e transportit urban në linjën e Unazës për kompaninë e tij ‘Green Line’.
Çausholli ka sjellë në Tiranë ato çfarë ai i pretendon si autobusa ekologjikë, por punojnë me naftë dhe janë raportuar shpesh se ecin me shpejtësi tej normave të lejuara. Gjithashtu shoferët janë kapur dhe me sasi alkooli, duke rrezikuar jetën jo vetëm të udhëtarëve por gjithë qytetarëve të Tiranës./gazetajonë