Donald Veshaj ka vendosur të prekë shumë situata të ndodhura në BBV, gjatë emisionit të tij. Ai ka vendosur të flasë edhe për Dj Dagz, në lidhje me situatën e shumëkomentuar të zinxhirit të nominimeve në BBV.

Vëllezërit Veshaj kanë ironizuar kritikat që ish-banori mori kur nuk e shpëtoi Dj Dagz nga nomimini, ku Romeo i drejtoi Donaldit pyetjen se pse nuk e shpëtoi atë.

“Të gjithë mund të kenë pyetje për jetën tënde private, unë vetëm një pyetje kam. Atë Dagzin pse se shpëtove. Nuk të pëlqen?”- tha Romeo.

Më tej u shfaq një skeç që Donaldi kishte realizuar, ku të gjithë njerëait që takonte në rrugë e pyesnin “Pse nuk e ke shpëtuar Dagzin?” Aktori i humorit më pas hip në një makinë së bashku me Romeon, ku i dërgon një mesazh Dj nga Kosova. Gjatë rrugës shfaqet edhe Dj Dagz, të cilin Donaldi “e shtyp” me makinë teksa po i shkruante mesazhin.

“I dashur miku im, vëllai im Dagzi. Koha fluturon shpejt për të tjerët por jo për ne. Kujtimet e bukura ngatërrohen shpesh me konfuzionin e shkaktuar zgjedhjet që kemi bërë. Duhet të kisha patur më kujdes në rrugëtimin tonë, pishami më gërryen brenda dhe do t’i them disa gjëra. Duhet të shikoja drejt duhet të veproja drejt me ty, të ndiqja zemrën dhe të mos lija konfuzionin të më errësonte mendjen. Duhet të isha treguar më i kujdessëhm, duhet të kisha mbrojtur miqësinë tonë. Duhet të të shpëtoja ty, prandaj me zemër në dorë të them “Më fal.”- thuhte në mesazhin e Donaldit.