Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit edhe në Librazhd ku është shpallur kryetari i ri i cili do të drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme.

Në garë për këtë post ishin kandidati i Berishës, Shefki Çota dhe kandidati i PS-së, Mariglen Disha.

Disha arriti të fitonte zgjedhjet me një avantazh të thellë me 6807 vota para Çotës ose 74.45% të votave.

Çota arriti të grumbullonte vetëm 3557 vota të cilat nuk ia dolën të mposhtin rezultatin e lartë të kandidates socialiste.

Ndërkohë kanë dalë edhe rezultatet edhe në Përrenjas. Ndonëse ka mbetur edhe një kuti pa numëruar Partia Socialiste ka fituar edhe në bashkinë e Përrenjasit.


Gjithashtu në Pustec ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Pali Kolefski i cili fitoi me 1373.