Avokati i Bleona Qeretit, Marc. E. Kasowitz i ka dërguar një letër Evi Kokalarit ku e paralajmëron të ndalë shpifjet në drejtim të klientes së tij.

Kasowitz shkruan se ndaj Bleona Qeretit janë bërë deklarata të shumta që sipas tij janë të rreme, keqdashëse dhe shpifese.

Ai shton se këto deklarata kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Avokati thekson se nëse nuk ndalen akuzat do të nisin një proces gjyqësor për të kërkuar dëmshpërblim.

Marc E. Kasowitz sipas mediave prestigjioze amerikane, njihet gjerësisht si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump.

Çfarë ndodhi mes tyre

Emri i këngëtares Bleona Qereti doli dy ditë më parë në listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin e Sali Berishës. Qereti reagoi menjëherë duke hedhur poshtë zërat dhe përmes një postimi në Instagram tha se nëse do të punonte për një qeveri do të ishte për atë të SHBA-së.

Por Kokalari nuk e ka pritur mirë reagimin e saj duke bërë deklarata që janë përkthyer në tentativë për të dëmtuar figurën e këngëtares. Qereti dhe Kokalari jetojnë të dyja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku bullizmi dhe shtrembërimi i fakteve dënohen me ligj.