Gazment Bardhi ka ironizuar Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, i cili u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

“Nuk paskan pasur qëllim ‘rithemelimin’, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden”, shkruan Bardhi në Twitter duke ironizuar fjalën e Evi Kokalarit.
Në Kuvendin e organizuar nga Berisha janë rikthyer ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të tij, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli.