Pas akuzave të drejtuara për dhunim dhe mashtrim, Gjiko ka reaguar sot për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan.

Reperi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe sipas tij ngjarja është një e pavërtetë e sajuar.

Përmes “Instagramit”, Gjiko ka treguar se ka përgaditur dy paditë e para.

Avokati i Gjikos, Kujtim Kërveshi për Prive.al ka konfirmuar paditë.

“Ashtu siç është deklaruar vetë z. Gjikolli, bëhet fjalë për dy padi civile ndaj mediumeve të shkruara në Kosovë të cilat përmes shkrimeve kanë cënuar integritetin personal të z. Gjikolli dhe jo vetëm. Andaj, z. Gjikolli ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj teme përmes gjykatës dhe ne presim një gjykim efikas. Për momentin rezervohem të komentoj përmbajtjen tutje meqë palët do të njoftohen me kohë përmes aktvendimit të gjykatës kur të pajisen me shkresat ë lëndës dhe e kuptojnë se çfarë shkelje të ligjit kanë bërë.”, është shprehur avokati i reperit.

Ndryshe reperi u shpreh se familja e tij janë në rregull dhe ka besuar që drejtësia do të triumfojë.