Gjiko po përballet me një moment të vështirë në jetën e tij. mediat në Kosovë kanë publikuar detaje nga historia e përdhunimit me një të mitur në vitin 2015. Ndonëse reperi ka mohuar çdo akuzë, historia dhe beteja ligjore vijon.

Por teksa mediat publikojnë detaje të reja nga kjo historia, bashkëshortja e tij vijon rutinën, duke zgjedhur të mbështesë bashkëshortin në mënyrë të heshtur. Elita Rudi dhe Gjiko janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve dhe duket se ky skandal ka ndikuar në jetën e tyre. Por moderatorja ka zgjedhur që mos të reagojë publikisht, të paktën jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në Instagram ajo ka vijuar me publikimet nga jeta e përditshme si nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Teksa burri i saj akuzohet për përdhunimin e një të miture, para se çifti të njihej, Elita ka publikuar një dhuratë që ka marrë. Një fotografi e portretit familjar, e ndërtuar me puzzle është ajo çfarë ka publikuar gazetarja, duke treguar kështu pozicionimin e saj në këtë histori. Ndërkohë mediat kosovare kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës që pretendon se është mashtruar dhe përdhunuar nga reperi. E mitura, viktima në këtë rast ka deklaruar para hetuesve se sa herë ka kryer marrëdhënie seksuale me Gjikon ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.

“Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, thuhet në dëshminë e viktimës. “Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë i ka dhënë narkotikë e më pas kanë pasur marrëdhënie seksuale, duke theksuar se “këtë nuk do ta bënte asnjëherë po të ishte në gjendje normale, mirëpo meqenëse ka qenë nën ndikim të narkotikëve i ka pranuar lehtë kërkesat e tij””, thuhet më tej në aktakuzë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime derisa ajo ka kryer marrëdhënie me Gjikon.