Modelja 20-vjeçare Serena Sula ka bërë një rrëfim për jetën e saj në rrjetet sociale.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo është shfaqur krah babait të saj i cili nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe pyetjeve pikante nga fansat.

Ai tha se vajza e tij ka një punë shumë të vështirë kur bën “twerk”, apo siç njihet ndryshe kërcimi përmes lëvizjes së të pasmeve.

“Më besoni është shumë e vështirë që të bësh twerk. Është njëlloj sit ë jesh një pilot i mirë apo një delfin i mire, bukur me parametra”, thotë babai i Sulës i cili deklaroi se i ndjek performancat e vajzës së tij dhe se ndjehet krenar.