Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjete sociale mesazhet që Naim Murseli i ka dërguar një mikut të tij amerikan, përmes të cilave i kërkonte 8 mijë euro borxh. Mes të tjerash ai i thotë mikut të tij se Behgjeti i dha atij 30 mijë euro.

Zeka akuzon babanë e Naimit se po përpiqet të fshehë vrasjen që prej fillimit.

“Kur baba bëhet zëdhënës i një planifikuesi të vrasjes të familjes së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, Naimi ka pranuar çdo gjë rreth planifikimit të vrasjes. Madje vrasësin e kishte ftuar në darkë, në të njëjtin restorant, por në një tavolinë tjetër.

Krejt kjo histori reale dhe bizare, ngjan me telenovela të tmerrshme.

Duke qenë Naimi brenda, dhe duke dashtë me rritë nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderatorë, portale e gazeta, sjellin lloj-lloj teorish të konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave në polici. Flitet për shumë rrena, që të vritet e vërteta.

E në krye të rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qenë i dyshimt se po përpiqet të fshehë krimin.

Prej gadishmërisë “për ta vra djalin” tani del mbrojtës, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policisë, si dhe njerëzve që e dinë të vërtetën rreth Naimit.

Nëse nuk je i gatshëm me thanë të vërtetën, ma mirë mbylle gojën.

Qe vetëm nje sms i Naimit ku i kërkon pare borgj një amerikani, madje me fajde….”, shkruan Milaim Zeka.