Duket si një qese mbeturinash, por në fakt është çanta më e re që ka krijuar Balenciaga. Çanta u prezantua në koleksionin e vjeshtës 2022 nga Balenciaga dhe kushton plot 1,790 dollarë. Lançimi i çantës, prej lëkure viçi e cila vjen në ngjyrat tipike të qeseve të mbeturinave si e zeza, e bardha, bluja dhe e verdha, ka shkaktuar reagime në internet.

“Ata me të vërtetë po përpiqen të bëjnë shaka me konsumatorët në këtë pikë”, komentoi një person ndërsa një tjetër tha: “Kam 40 të tilla nën lavamanin tim”. Ndër të parat që e ka marrë këtë çantë është Kim Kardashian.