Pas mbarimit të “Big Brother VIP” në Shqipëri, të gjithë banorët u shprehën se ndihen mjaft të ngarkuar emocionalisht dhe shpirtërisht dhe mes tyre edhe Arjola Demiri e cila ishte një ndër më të komentuarat.

Prandaj me të mbaruar reality shoë, aktorja bashkë me motrën e saj zgjodhi të pushonte disa ditë në një resort në Turqi i cili ishte ndër më të shtrenjtët. “Ciragan Palace Kempinski” ku çmimi për një natë varjon nga 400 euro deri në 30 mijë euro. Çmimi më i lartë i përket dhomës së quajtur ” Suita e Sulltanit”.

Së fundmi Arjola Demiri ka bërë të njëtën gjë, ajo është larguar sërish për të pushuar në Turqi dhe deri më tani ajo nuk ka zbuluar se me kë ndodhet. Arjola ka zgjedhur sërish një ndër resortet më luksoze, me të njëtat standarte si ai i mëparshi dhe rrjedhimisht edhe të njëtat çmime.

Por i çuditshëm është fakti se hotelet e luksit dhe me çmime marramendëse Arjola i zgjedh vetëm në Turqi. Ajo ishte pak ditë më parë me miken e saj Adriana Matoshi në Egjipt, ku veç se nuk pushuan në vende kaq luksoze, ajo tregoi se në fakt ato pushime ishin me “klering” siç funskionin përgjithësisht me personazhet publikë.

Kujtojmë se Arjola doli nga Big Brother me dhuratë një shtëpi për te cilën e kishte përmendur vazhdimisht se ishte qëllimi që mori pjesë në atë reality show, prandaj edhe pushimet në këto vende luksi bëjnë mjaft përgjtypje për ndjekësit të cilit u lumturuan kur ajo dhe fëmijët e saj u bënë me shtëpi.

Pamje nga resorti.