Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet e ekstradimit të Bruno Çobosnga Dubai.

Balla përgëzon Policinë e Shtetit për këtë aksion, duke u shprehur se po bëhet çdo gjë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike.

Pas lajmi të publikuar në media ministri i Brendshëm ka ndyshuar mendje duke e quajtur: “Ekstradim i thjeshtuar përmes deportimit“.

Postimi i ministrit, Taulant Balla:

Një përgëzim i meritur për Interpol Tirana Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe për rezultatet e muajve të fundit në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare.


Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë.