Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës ka dalë nga ambientet e SPAK ku është pyetur për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Balluku është pyetur për rreth 3 orë e 30 minuta nga oficerët e BKH-së pasi ishte thirrur nga prokurori Dritan Prençi.

Ajo doli e qeshur nga ambientet e SPAK, teksa foli shkurt edhe për gazetarët që e prisnin te dera e Prokurorisë së Posaçme.

“Kam ardhur të jap sqarime për dosjen 251 për inceneratorin e Tiranës. Uroj që shpjegimet e mia t’i shërbejnë hetimit. Kjo pra është ajo që kemi thënë gjithmonë, ndarja e pushteteve që ne kemi. Është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet pë të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja”, u shpreh Balluku për mediat.