Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të akuzuar për korrupsion, shpërdorim dhe pastrim parash.
Dosja në fjalë u kthye në Apel pas një vendimi të Gjykatës së Lartë duke caktuar një tjetër trupë gjykuese.
Gjyqtarja e vetëm Nertina Kosova pasi shikoi aktet dhe po ashtu dëgjoi prokurorin Klodian Braho dhe avokatët vendosi të lejë në fuqi masat.
VENDIMI I GJYKATES
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 07.11.2024,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 58 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetimR.M. dhe M.Q,në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim M.Q. dhe R.M.