Bankomatet e BKT jashtë funksionit, qytetarët ngelen “me gisht në gojë”, Gent Sejko qeras veten dhe stafin me paga faraonike

Aktivisti i njohur Lavdosh Ferruni ka denoncuar problemet e theksuara se janë duke u hasur sot me bankomatet e BKT-së nëpër Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se përballë bankomateve të BKT ka një radhë të madhe qytetarësh që nuk po marrin shërbim pasi ato nuk punojnë.

Bankomatet e BKT jashtë funksionit, qytetarët ngelen “me gisht në gojë”, Gent Sejko qeras veten dhe stafin me paga faraonike
Bankomatet e BKT jashtë funksionit, qytetarët ngelen “me gisht në gojë”, Gent Sejko qeras veten dhe stafin me paga faraonike

“Bankomatet e BKT ne dreke: “oops per momentin…” dhe kjo duket ne te gjitha pikat ne Tirane, sipas komunikimit midis klienteve. Pak ndyshe ne piken e bllokut. Ne 10 refuzime ndaj 2 personave nuk u cfaq “ oopsi”Provoje tha nje vajzë e sukseshme 2 here te njepasnjeshme. E provova 2, por dhe 3. “oops”. Kush e di sa e ka momentin BKT, 1 ore, 1 dite, 2 dite?”, shkruan Ferruni në Facebook.

Nuk është hera e parë që bankomatet e BKT por edhe bankave të tjera hasin probleme në Shqipëri. Kjo, për shkak të investimeve të ulta dhe nënvlerësimit maksimal ndaj klientëve të tyre.

BKT dhe Bami kanë gati përbindëshin prej hekuri dhe betoni në mes të Tiranës, turqit e Erdoganit i futen me “yxhym” kullave

Gjithçka ndodh teksa bankat po realizojnë fitime kolosale përmes normave të frikshme të interesit për kreditë dhe atyre minimale për depozitat.

Ndërkohë që bankat abuzojnë me qytetarët, kreu i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko qeras veten dhe punonjësit e BSH-së me rroga faraonike duke i hapur rrugën abuzimit monstruoz të disa bankave dhe shoqërive financiare të mikrokreditit. /gazetajonë