Ditën e djeshme, Vëllai i Madh i ka dhënë një sfidë të re banorëve, sipas së cilës, të ndarë në tre grupe, ata duhet të shkonin në pistat përkatëse të kërcimit për të kërcyer.
Grupi fitues do të kishte një avantazh në lojë.
Teksa ka qenë duke zhvilluar sfidën e kërcimit, Fatjoni ka pësuar një incident, duke u detyruar që të largohet për disa orë nga shtëpia, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Përmes një zarfi të bardhë të mbërritur në shtëpi, i lexuar nga Ilnisa, Vellai i Madh njofton:
“Banorë, pas incidentit të ndodhur, Fatjoni është larguar për pak orë nga shtëpia për të marrë sherbimin e nevojshëm. Big Brother iu informon se është mirë dhe se do të rikthehet shumë shpejt në shtëpi”.