Lulzim Basha zhvilloi një takim në Durrës në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Lideri i PD-së u shpreh se modelin e vjetër do ta hedhin në det për t’i hapur rrugën politikës së re, një modeli të ri.
Basha gjatë fjalës së tij hodhi një karrige, simbolikisht për të treguar sipas tij se cfarë do u bëjë rinia politikanëve që kanë 30 vite në pushtet në Shqipëri.
“Kanë 30 vite që nuk lëshojnë karriget, nuk i hapin rrugë rinisë dhe të ardhmes.
Këtë model 30 vjeçar do ta hedhim në det, ashtu sikur bëmë me aferën e inceneratorëve. Unë jam i vendosur dhe e konsideroj misionin tim, ti hap rrugën rinisë” tha ai.
Për Bashën, komisioni për inceneratorët faktoi aferën që është bërë nga qeveria dhe për këtë arsye ai i kërkoi SPAK-ut që të vendoset në lëvizje. “Kafazi i SPAK-ut të mbushet plotë me politikanë të korruptuar” ishte kërkesa e tij.