Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në programin e humorit Klanifonia, ka krahasuar politikanët me kafshët.

Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn e krahasoi me jovertebrorët. Erion Braçen me gjikallën, ndërsa Metën me ariun.

Alibeaj me insekt, Arben Ahmetaj tigri i korrupsionit, Edi Rama veshgjatë.

I pyetur nga aktori i humorit, Albano Bogdo, se me çfarë e krahason veten tha: “Si nga vendi që vij, shqiponjë”.