Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar mesazh kreut të Grupit, Gazment Bardhit gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetareve.

Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan”, tha Basha, duke shtuar se “PD nuk e dëmtoni dot më”.

Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.

Lulzim Basha: Ka nga ata që tashmë kanë zgjedhur rrugën e tyre, cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës.

Ju penguan ju dhe PD me manovra te errëta. Por kjo mori fund me vendimet e Kuvendit Kombëtar.

Nuk do lejoj askënd të luaj me interesat e PD, që kërkon të çojë demokratët në hullitë e nongratave. Hymë në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe demokratëve, i mbrojtëm me sakrifica të larta. Do qëndrojmë përkrah këtyre vlerave. I kërkojmë kujtdo që të reflektojë dhe të jetë pjesë e këtyre vlerave.

Për ata që i trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë i qoftë në bunkerin antiamerikan. PD nuk e dëmtojnë dot më.”