Një krim i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa autori i dyshuar i krimit është arrestuar nga policia.
Ai raportohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshorten me armë zjarri.
“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.