Karabinierët bastisën mbrëmjen e sotme tre banesat e Vittorio Sgarbit, nëm hetim për “pastrim të pasurive kulturore”.

Bastisja u bë me urdhër të prokurorisë për çështjen e pikturës “Kapja e Shën Pjetrit” të piktorit Rutilio Manetti, e shekullit të 16-të.

Piktura rezulton e vjedhur më shumë se një dekadë më parë, nga kështjella e Buriasco në Piemonte, por në vitin 2021 u rishfaq në një ekspozitë në një version të përcaktuar si “të pabotuar” në pronësi të Sgarbit.

Piktura që ka vlerën e qindra mijëra eurove iu sekuestrua Sgarbit, i cili në qeverinë e Melonit ka postin e sekretarit të shtetit për Kulturën.

Karabinierët e Njësisë së Mbrojtjes së Trashëgimisë, me urdhër të kryeprokurorit Giovanni Narbone kanë bastisur tre banesat e kritikut të artit në Marche, Romë dhe një në Ro Ferrarese, raportojnë mediat ndërkombëtare.