Pas pushtimit të qytet ukrainas pranë centralit bërthamor Zaporizhia nga forcat ruse, ka reaguar BE.
Sipas tyre duhet të merren masa urgjente, në rast të shkatërrimit të centralit. Ky central ka 15 reaktorë aktiv në katër termocentrale, përveç Zonës së Çernobilit, ku ka katër reaktorë të mbyllur.
“Rregullatori ynë bërthamor po përgatit një plan emergjence kundër kërcënimit të mundshëm të sulmit të ushtrisë ruse ndaj centraleve bërthamore të Ukrainës. Siç e dini, ata tashmë përdorin Çernobilin si një strehë për armët e tyre të rënda”, tha Kadri Simson, komisioneri evropian për Energjinë./g.j