Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se kanë humbur çdo kontakt me stafin e Çernobilit pas një ndërprerjeje të energjisë në objekt. Sipas Kievit zyrtar, u është bërë e ditur mbikëqyrësve bërthamorë të OKB-së se kanë humbur kontaktet me stafin, një ditë pas objekti i kontrolluar nga Rusia humbi të gjitha furnizimet me energji të jashtme.

“Ukraina informoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se kishte humbur sot të gjitha komunikimet me Termocentralin Bërthamor të Çernobilit (NPP), një ditë pasi vendi i kontrolluar nga Rusia humbi të gjitha furnizimet me energji të jashtme”, tha IAEA në një deklaratë, duke shtuar se më parë kishte pasur kontakte me email.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Mariano Grossi foli për situatën e vazhdueshme në Çernobil, duke thënë në një deklaratë:

“Nga dita në ditë, ne po shohim një situatë të përkeqësuar në termocentralin e Çornobilit, veçanërisht për sigurinë nga rrezatimi dhe për stafin që menaxhon objektin në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe sfiduese. Përsëris apelin tim urgjent për rritjen e kontrollit efektiv të centralit për të respektuar procedurat e brendshme të mbrojtjes nga rrezatimi, për të lehtësuar rotacionin e sigurt të stafit dhe për të ndërmarrë hapa të tjerë të rëndësishëm për të garantuar sigurinë”, është shprehur Grossi.