Ditën e premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.  

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e fortë deri dhe intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi i forcës 2 dhe 4 ballë.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të temperaturave negative dhe reshjeve të dëborës në zonat malore priten ngrica të forta përgjatë akeseve rrugore.