Reperja e njohur Loredana Zefi ka folur si rrallë herë në një intervistë për ish-partnerin e saj Mozzik, me të cilin ka një vajzë me emrin Hana. Pak ditë më parë ajo bëri të ditur përmes një Instastory se nuk ka më asnjë kontakt me ish-partnerin e saj. Por së fundmi ka dhënë një intervistë, ku pranoi se nuk ka më asnjë kontakt me Gramoz Aliun, ndërsa shtoi se me të për vajzën komunikon vetëm e motra.

Pyetje: Një nga pyetjet në Instagram ishte për marrëdhënien tënde me Mozzik, a kë kontakte me të?

Loredana: Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më.

Pyetje: Sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht?

Loredana: Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë.

Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre me emrin Hana. Më pas u ndanë jo miqësisht, duke dhënë si arsye përballjen ligjore të Loredanës me akuzat për mashtrim. U ribashkuan sërish një vit më pas, për t’u ndarë sërish. Kësaj here duket se është finale.