Pak orë më parë Mozzik publikoi një këngë dedikuar Hanës, të titulluar “Të dua”. Kënga tregon se ai vuan çdo ditë sepse nuk e ka vajzën afër.
Në një pjesë të tekstit, Mozzik është ndalur dhe te ndarja me Loredanën. Ai shprehet se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tepër e rendë, por pa treguar më shumë.

“Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, shprehet Mozzik.

Reperi ka treguar se kjo është hera e fundit që flet për privatësinë e tij në tekstet e këngëve.