Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhaylo Podolyak ka deklaruar se zona përreth ish-centralit bërthamor nuk është i sigurt.

“Pas një beteje të ashpër, ne humbëm kontrollin e vendndodhjes së Çernobilit” – tha këshilltari presidencial.

BBC ka publikuar një video të shpërndarë në rrjetin social Twitter ku shihen disa tanke ruse të stacionuara jashtë godinës së ish-centralit bërthamor.

Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të këqija bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.