Trixa është bërë nostalgjike, duke ndarë në Instagram një video kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngëtarja ka postuar një video të kërcimit me rivalin e Donaldit, Ilir Shaqirin.

~

Me këtë të fundit Trixa nuk është se kishte marrëdhënie edhe aq të mira brenda shtëpisë, por dyshja duket se kanë vazhduar raporte të mira pas përfundimit të BBV.

Kujtojmë që së fundmi është përfolur se Trixën mund ta shohim në “Big Brother VIP Kosova”. Ishte Liberta Spahiu ajo që nxiti thashethemet dhe këngëtarja nuk refuzoi.