Banorët e “Big Brother VIP Kosova” konkretisht Shota dhe Stresi po akuzojnë së fundmi Juliana Nurën për “magjistare”.
Ato pretendojnë se kanë gjetur në shtretërit e tyre grumbuj me qime dhe i kanë lidhur me konkurrenten. Shota ka thënë hapur se për shkak të Julianës banorët nuk po shohin asnjë ditë të mirë.
Shota: A e ke gjetur te shtrati im grumbullin e qimeve, a më ke thënë çfarë janë këto?
Stresi: Po
Shota: Magji. Bën magji ajo. Për atë e gjithë shtëpia jemi kështu, asnjë ditë të mirë. Ka shkuar te të gjithë hoxhallarët, hajmalia më dëgjo mua.