Një debat i ashpër ka ndodhur mes Olta Gixharit dhe Amos Mujo Zaharisë në Big Brother. E gjitha ka ardhur si pasojë e gërhitjes së Luiz Ejllit që ka lënë pa gjumë shumë banorë. Një prej të cilëve ishte dhe Amosi që mbrëmjen e kaluar e kaloi natën duke fjetur në oborr dhe Olta e vuri re kur doli për të bërë rutinën e saj të mëngjesit. Ndërkohë që më pas në rulotë atë e viziton Luizi i cili i thotë se gjithë natës banorët i thoshin “mos gërhit se na le pagjumë”, gjë që i ka shkaktuar të qeshura Oltës , por jo Amosit, i cili ka ngritur dhe zërin.

‘Unë fjeta jashtë nga të gërhiturat e këtij dhe ti qesh, të duket për të qeshur “, i kthehet ai Oltës.

‘Unë të kam mbrojtur për të gjitha gomarllëqet që ke bërë , dhe ti zgërdhihesh këtu”, thotë Amos më tej.

Në debat që ka degraduar në gjuhë të ashpër, Amosi i është drejtuar Oltës me fjalët “ik pi*dhu”.