Aktorja Olta Gixha ka debatuar brenda shtëpisë së Big Brother me Ronaldo Sharkën. Në mes të debatit, Olta i tha Ronaldos se ajo ka “pushtetin” për ta nxjerrë nga shtëpia. Madje e paralajmëroi Ronaldon që mos ta detyrojë t’iu vendosë vetes qëllim për ta përzënë Ronaldon nga shtëpia.

“Nëse ka një njeri që mund të të përzëri nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikos deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë”- i tha Olta-Ronaldos.

Duket se Olta ka gjetur ‘viktimën’ e radhës për të larguar nga shtëpia. Kujtojmë që moderatorja Zhaklian doli nga shtëpia për shkak të debateve të shumta që ka pasur me Oltën, ndërsa edhe Erioni ka pasur shumë konflikte.