LYON, FRANCE - JUNE 19: Gianni De Biasi coach of Albania looks on prior to the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Albania at Stade des Lumieres on June 19, 2016 in Lyon, France. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
Pas 3 vitesh, tekniku italian Xhani De Biazi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Ai dha dorëheqjen nga drejtimi kombëtares azere pas përfundimit të kontratës.
De Biazi që shkroi historinë me Shqipërinë në vitin 2016, duke u kualifikuar për herë të parë në finalet e një kampionati Europian, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë me Azerbajxhanin.
Tashmë De Biazi është një trajner i lirë dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat që pritet të vijnë për të.
Përveç Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera të njohura si Torino, Levante, Udineze, Alavesh etj.



