Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet se është shkrepur edhe arma.

Gazeta “Sinjali” mëson se njësitë policore kanë shoqëruar në polici dy të dyshuarit, te të cilët janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe një numër i madh i fishekëve.

Njëri prej të dyshuarve, gjatë intervistimit nga hetuesit policorë ka pranuar se ka shtënë me armë në ajër.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm’ dhe ‘Përdorim i armës’, ndërsa të dyshuarit do të hetohen në liri.