Disa persona janë përleshur me grushte, shkelma dhe sende të forta në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

Njëri prej të rinjve ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar në ajër. Disa prej të rinjve janë shoqëruar nga policia.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë ngacmimi i një vajze. Pritet reagimi i bluve për të sqaruar konfliktin dhe bilancin.