Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur dyshime mbi vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi i cili ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT.
Në një postim të shpërndarë në facebook, Berisha deklaron se ka disa mesazhe që tregojnë se vdekja e tij është organizuar nga mafia e inceneratorëve pasi ka dyshime se Sheshi kishte vendosur të dëshmonte në lidhje me këtë skemë.
Statusi i plotë i Sali Berishës
Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi.
Të dashur miq,
vdekjet e dyshimta, eliminimet mafioze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave nderkohë që boset e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.
Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.
Personalisht shtoj:
Së pari shpreh ngushellime famijles për hunbjen e njeriut të tyre të dashur.
Së dyti i bëj thirrje avokatit të popullit të ndermarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtoj në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe një herë kushtet çnjerzore në burgjet e Shqiperisë.