Pak kohë më parë, në Frakull të Fierit, u zbulua një laborator kokaine, e cila ndodhej në banesën e ish-kryetarit të Komunës së Frakullit, Viktor Çervanaku. Në momentin e arrestimit, ai mbante postin e e drejtorit të administratës në OST.

Duke qenë se ai institucion është vartës i ministres së Energjitikës, Belinda Balluku, Berisha iështë drejtuar kësaj të fundit me disa fjalë nga foltorja e Kuvendit.

Ai i ka kërkuar asaj të thotë nëse a ka shkuar në burg ta takojë Viktor Çervanakun dhe çfarë lidhje ka me kokainë. Por, Balluku nuk ndodhej në Kuvend dhe mungoi një replikë nga ana e saj.

Berisha lexoi dhe mesazhin e një qytetari dixhital, i cili akuzonte se drejtuesi i serave me kanabis të kapura në Berat i drejtonte drejtori i Policisë së këtij qarku Edmond Targaj. Po sipas qytetarit dixhital, Targaj i ka thënë ministrit Çuçi se zbatonte porositë e zyrtarit Aranit Arapi që i fliste në emër të Çuçit.

“Nuk ka moral këtu. Ku është kjo. Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo. Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në çervenakë.
Ku e keni atë çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë.

Berisha lexon mesazhin:

“Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje. U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal. Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me sms. I tregoi komunikimin me sms, në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket.
Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit”.” tha Berisha.