Intensifikohen përplasjet brenda shumicës socialiste. Deputeti Erion Braçe ka dhënë sot një tjetër sinjal që gjërat nuk aspak mirë brenda shumicës.

Në shënjestër të tij është kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, që sipas ish-zv/kryeministrit po i bllokon prej më shumë se gjashtë muajsh nismat në mbrojtje të bujqve dhe blegtorëve.

“Këtë të enjte nuk ka parlament; punë në seancën plenare në parlament! Na i thanë sot, ndaj këtu s’ka këmbë njeriu.

Por sot është data 13 dhjetor; ditë me ditë-6 muaj më parë, paraqita në kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe te ardhurat prej tij.

Troç: bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve! 6 muaj asnjë përgjigje!

Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër te bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthlleku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në kuvend-me troç.

https://streamable.com/0oqura

Sinqerisht nuk e vuaj mungesën e respektit institucional, procedural, njerëzor gjithashtu; por kjo është mungese respekti e kuvendit ndaj popullit te bujqësisë, i cili ka këtë hall dhe kërkoi të adresohet ligjërisht;

po ligjërisht në këtë vend, nuk duhet të ketë qytetarë të dorës se dytë, por në fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë;

Shikoni, kur ata blejnë, detyrimi ligjor është te paguajnë menjëherë ose brenda 45 ditësh, përndryshe detyrimi i tyre merret me forcë!

Por kur tek bujqit prodhues blejnë te njëjtët tregtare-ata qe me pare shisnin, paratë nuk paguhen as për 1 vit! Padrejtesi e pabarazi e turpshme! Kjo është! thellohet kur nuk gjejnë hapësire për te zgjidhur këtë padrejtësi!

Kur kam nisur këtë punë, as e dija e as e kërkova deputetin për honor, vanitet, pasurim gjithashtu; e doja si punë, e kam bërë si punë!

Por kur nuk te lënë te besh punën tënde, çfarë duhet bërë? Shikoni, ky bllokimi i punës nis si klientelizem dhe mbaron si personal, ndaj gjithnjë e më shumë është koha për punë tjetër; por deri atëherë dua tu sjell në vëmendje skandalin e ryshfeteve në parlamentin evropian.

Hiqni Katarin dhe vendosni një kartel grumbulluesish abuziv këtu dhe do kuptoni qe klintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht!”, shkruan Braçe në postimin e tij.