Pasditen e sotme Sali Berisha ishte i pranishëm në një takim me banorët e Bubullimës së Lushnjes për të prezantuar kandidatin e bashkisë Elton Bano.
Brohoritma e banorëve të zonës ishin po të njëjta siç kanë qenë edhe në mitingun që Berisha ka zhvilluar para 8 vitesh.
Ai u shpreh për subvencionimet e fermerëve që nga mbështetja e tyre edhe shteti do të përfitonte, po ashtu ai tregoi sesi ata duhet të përfitonin naftë që u shpenzua nga Bashkia për fushatën e 25 prillit e cila kapte vlerën 300-400 milionë lekë.
Berisha u bëri thirrje për votat për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” sepse sipas tij logoja e PD-së ka ngelur në dorë të një frikacaku.
“Logon tonë e ka konfiskuar Lul Brava me ndihmën e Edi Ramës, se i narko shteti atë që të ja mbylli edhe dosjen për çështjen e Toyta Yaris,” tha ai.
Ai nuk kurseu as batutat për Bashën duke thënë se ai nuk del nga selia të bëj fushatë në vend sepse është i trembur.
“E keni parë atë të dal jashtë, po s’del ai se e gjuajnë demokratët me vezë edhe domate. U tregua i pabesë u hodhi gazë lotsjellës atyre që i dhanë votën.”/gazetajone