Teksa opozita proteston sot para Parlamentit zbulohet edhe lëvizja e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit pret sot kryeministrin bavarez, Markus Söder dhe në orën 17:00, kur edhe do të nis protesta, ata do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Sakaq Gazeta Jone mësoi më herët edhe masat e marra nga policia.
Masat e marra nga forcat e policisë, pritet të bëhet si në protestën e së shtunës, ku një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve.
Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato të “Shqiponjës” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve.
Pjesa më e madhe këtij kordoni, do vendoset përpara derës së parlamentit. Ndërkohë që, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë.
Nje pjesë do vendosen në bulevardin “Zhan Dark” , pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brënda ambienteve të Parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës.
Gjithashtu të pranishme do jenë edhe Forca speciale të RENEA-s. Mësohet se pranë Parlamentit do të ketë edhe punonjës të Gardës së Republikës, që do vëzhgojnë e parandalojnë protestuesit nëse do të ketë tentativë nga ana e protestuesve për të hyrë në godinë.